Makina ne flake para kryeministrise

Një automjet mori flakë para godinës së kryeministrisë, por fatmiresisht drejtuesi i mjetit shpëtoi pa pasoja. Sipas tij makina tip Golf ka marrë flake rastësisht, dhe temperaturat e larta të ditës së sotme mund të kenë ndikuar. Forcat e zjarrfikësve kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por sic shikoni dhe nga fotot makina është djegur totalisht.