Makina ne humnere, vdesin burre e grua
Dy te vdekur dhe tre te plagosur eshte bilanci i dy aksidenteve te ndodhura diten e djeshme ne Librazhd dhe Peqin. Viktimat jane nje cift bashkeshortesh qe udhetonin ne nje fuoristrade me targa gjermane qe ra ne humnere ne aksin rural Gureshpate- Librazhd, rreth ores 11:00 te dites se djeshme. Nderkohe qe pak momente me pas, ne aksin Peqin-Elbasan, nje kamion eshte permbysur duke bllokuar per nje ore e gjysme autostraden dhe shkaktuar kaos ne trafik. Automjeti me targe gjermane BZIL 223 ka dale nga rruga dhe ka rene disa metra ne gremine. Si pasoje ka gjetur vdekjen e menjehershme Hanushe Zaimi dhe bashkeshorti i saj Mustafa Zaimi, qe nderroi jete ne spital. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur rende drejtuesi i automjetit Saimir Prodani dhe nje tjeter udhetar. Kurse permbysja e frikshme e nje trajneri te ngarkuar me inerte, zhavorr lumi, ka plagosur drejtuesin dhe bllokuar per nje ore e gjysme rrugen kombetare Elbasan-Peqin. Vargu i automjeteve ne te dy anet e rruges ka shkuar deri ne 5 km, kurse drejtuesi Algert Allani u dergua ne spital.
F. S.
F. S.