E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne lokal, perleshen me thike

Elbasan- Degjeneron ne perleshje te pergjakshme me thika ne rruge, nje grindje banale ne lokal. Per pasoje mbetet i plagosur rende Astrit Dehari, 37 vjec, i cili ndodhet ne gjendje kritike per jeten ne spital. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen "1 Maji", ne lagjen "Gurabardhi", rreth ores 03.00 te mengjesit te dites se djeshme. Sipas te dhenave te para dy autoret, qe mendohet se kane qene se bashku ne nje lokal, ku kane debatuar gjate mes tyre. Me pas ata kane dale ne rruge dhe jane perleshur me thika. Si pasoje e kesaj perleshje ka mbetur i plagosur rende Astrit Dehari, i cili iu nenshtrua nje nderhyrje te gjate operatore. Policia ka shpallur ne kerkim autoret e dyshuar te krimit dhe per arsye hetimore nuk behen te ditur emrat e tyre. Ndaj te dyshuarve eshte ngritur akuza e "plagosjes se rende me dashje", e kryer ne bashkepunim. Megjithe kontrollet e kryera policia nuk ka mundur dot t'i kape te dyshuarit, duke u mjaftuar me shpalljen ne kerkim te tyre.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›