E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush i prezanton minoritetet ne Shqiperi

Ne parlamentin aktual te dale nga zgjedhjet e 28 qershorit eshte vetem nje perfaqesues i minoriteteve, i cili do te perpiqet te flase ne emer te tyre gjate kesaj legjislature.

Ne Shqiperi interesat e komuniteteve etnike i ka perfaqesuar, qe prej 17 vitesh Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Por ajo ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit fitoi vetem nje deputet. Komunitetet etnike ne Shqiperi perbejne rreth 2% te popullsise, prej 3.200.000 banoresh. Kushtetuta e vendit njeh si pakica etnike komunitetin grek, me te madhin ne numer, te ndjekur nga ai maqedonas, malazez, vllah dhe komuniteti rom.

Partia " Bashkimi per te Drejtat e Njeriut" eshte organizata politike qe perfaqeson interesat e ketyre komuniteteve ne Parlament. Qe nga krijimi i saj ne vitin 1992, perfaqesuesit e saj ne parlament i perkasin minoritetin grek dhe jo minoriteteve te tjera etnike. Profesor Kosta Barjaba, nje nga sociologet me te njohur ne Shqiperi, duke paraqitur situaten e aksesit politik te komuniteteve etnike, ne Parlament, thote: "Grupet etnike qe jane ne perberje te Partise "Bashkimi per te Drejtat e Njeriut" kerkojne ta fitojne kete akses. Por bashkejetesa e tyre ne kete parti me komunitetin grek, qe eshte me i fuqishmi dhe me i perfaqesuari ne politike eshte i veshtire per shkak te interesave te ndryshme. Per shembull, komuniteti rom ka probleme te integrimit ne jeten ekonomike dhe sociale te vendit. Kurse minoriteti grek nuk i ka keto probleme, sepse eshte nje grup etnik koherent, i mirearsimuar, i fuqishem ekonomikisht. Grupet e tjera etnike, me perjashtim pak a shume te vllehve, jane te varfer dhe vulnerabel."

Grupe minoriteti ne pushtetin vendor

Grupet tjera perfaqesohen vetem ne nivelin lokal. Kjo situate ka sjelle si pasoje qe grupet e tjera etnike, te kene arritur vetem perfaqesim ne nivele lokale: ne keshillat e komunave dhe te bashkive dhe jo ne parlament. Faktori kryesor mbetet pesha e vogel qe ato zene ne kontekstin e popullsise, situata e dobet ekonomike, qe nuk i ka ndihmuar te rriten ne nivelin e perfaqesimit politik kombetar, ne parlament.

Ne kushte te tilla, komuniteteve etnike u mbetet te kerkojne qe interesat e tyre te perfaqesohen ne dy partite e medha te spektrit politik te Shqiperise, PS dhe PD. Partia e tyre, PBDNJ, fitoi vetem nje deputet ne parlament, duke u futur ne gare si pjese e koalicionit te majte opozitar, te kryesuar nga PS. Perfaqesues te minoritetit grek fituan mandate per ne parlamentin e ri, duke konkurruar me koalicionin e djathte, te kryesuar nga PD. Edhe ne LSI, qe rezulton forca e trete politike ne Shqiperi dhe do te bashkeqeverisje me te djathten, konkurruan perfaqesues te komuniteteve etnike, pavaresisht qe nuk fituan. Petrit Vasili, Sekretar i Pergjithshem i LSI thote: "Ka patur kandidate me perkatesi vllahe, malazeze, te komunitetit grek, qe vazhdojne te jene pjese e strukturave te LSI."

Integrimi eshte celesi i suksesit

Celesin e permiresimit te perfaqesimit politik te komuniteteve etnike Petrit Vasili e gjen tek integrimi. "Integrimi i tyre ne shoqeri dhe te qenit te barabarte eshte elementi baze qe zgjidh raportet mes komuniteteve. Te jene te gjithe ne gare dhe te fitoje me i miri, me i zoti, pavaresisht nga perkatesia etnike, kjo eshte motoja e LSI-se," thekson ai.

Per sociologun Kosta Barjaba, trendi i perfaqesimit politik te komuniteteve etnike ne partite e medha dhe i perfshirjes se interesave te tyre ne axhendat politike te ketyre partive, nisi te pervijohet pikerisht nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.

Kjo ndodhi se pari si pasoje e aplikimit te sistemit te ri zgjedhor, proporcional rajonal. Ne zgjedhjet e meparshme, te kryera me sistemin maxhoritar-proporcional, PBDNJ fitonte deputete nga proporcionali, sepse dy partite e medha, PD dhe PS, i benin thirrje elektoratit te tyre te votonin ne proporcional per kandidatet e PBDNJ, qe mbron interesat e komuniteteve etnike.

Por perfaqesimi i interesave te tyre ne partite e medha ndjek edhe nje trend global. Shembulli me i fresket dhe me elokuent vjen nga SHBA ku Presidenti Obama i perket komunitetit afrikano- amerikan.

Ani Ruci DE


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›