Sali Lusha, ne qeli edhe per 20 dite
Tirane- Sali Lusha, ish-truproja i kryeministrit Berisha do te qendroje ne qeli per 20 dite. Gjykata e Kavajes ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg me afat" per Lushen dhe tre personat e tjere miq te tij, Avdyl Gjomakaj, Shkelzen Susa, Renaldo Gecaj, te cilet kundershtuan efektivat e policise tre dite me pare te "Shkembi i Kavajes" per shkak te ndotjes akustike. Nderkohe qe Visar Kashari, Mariglen Blliku, Rusin Grazhani dhe Egdar Muca, gjykata caktoi masen e sigurise "detyrim paraqitjeje". Ngjarja per te cilen akuzohen tete te pandehurit ka ndodhur kater dite me pare ne kompleksin "Rios", ne zonen e "Shkembit te Kavajes". Sipas prokurorise, diten e ngjarjes rreth ores 02:00 ne ambientet e kompleksit "Rio", volumi i muzikes ishte ne maksimum, ne kundershtim me urdhrin e nxjerre nga policia. Efektivat e policise kane shkuar ne keto ambiente dhe kane kerkuar zbatimin e urdhrit te nxjerre. Lusha ka nisur te godase punonjesit e policise, nderkohe qe ne debat dyshohet se jane perfshire edhe 7 te rinj te tjere, Visar Kashari, Shkelzen Susa, Mariglen Blliku, Renaldo Gecaj, Rusin Grazhani, Avdyl Gjomakaj dhe Egdar Muca.
R. C.
R. C.