Rikthehen grabitjes me arme, viktime, emigranti ne Angli
PUKE- Rikthehen grabitjet me arme te emigranteve dhe pushuesve ne rruget kombetare ne Veri te vendit. Pas incidentit te ndodhur ne Kukes rreth nje muaj me pare, kur turiste kosovare u sulmuan me arme per qellime grabitjeje, dje eshte regjistruar ngjarja e radhes. Tre persona te armatosur kane ndaluar nje makine me targa angleze ne aksin Puke-Shkoder, ne vendin e quajtur "Qafe Qele". Autoret qe sipas policise jane identifikuar dhe arrestuar, por emrat mbahen ende sekret, i kane vene pistoleten ne koke drejtuesit, nje emigranti 40-vjecar ne Angli, me inicialet K. B., duke i marre me force 3500 euro. I demtuari nuk ka bere asnje rezistence, por pasi jane larguar te dyshuarit njoftoi komisariatin e Pukes. Menjehere policia ka organizuar nje operacion te befasishem qe ka zgjatur per disa ore. Dje pasdite burime zyrtare konfirmuan arrestimin e tre te dyshuarve te moshes nga 19-30 vjec, banues te zones ku ndodhi krimi. Per efekt te hetimeve policia nuk publikoi emrat, por beri me dije se jane bllokuar arme dhe priten paraqitjet per njohje me te demtuarin, te cilit i jane grabitur 3500 euro. Mesohet se ndaj emigrantit eshte ushtruar dhune, duke i shkaktuar me qyte pistolete plage ne koke, ndersa eshte lene i lire menjehere pas kryerjes se grabitjes. Ndaj te dyshuarve eshte ngritur akuza e "grabitjes me arme ne bashkepunim", "dhunes fizike" dhe "armembajtjes pa leje".
R. Ll.
R. Ll.