E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka nuk do ta ketë të lehtë me kuq e zinjtë

Futbollistët e kombëtares së Danimarkës në prag të ndeshjes me Portugalinë, të parën e grupit tonë, e konsiderojnë tepër të lehtë ndeshjen e datës 9 Shtator më kombëtaren shqiptare. Soren Larsen ka deklaruar se shpreson që ekipi i tij të marrë një pikë kundër Portugalisë dhe tre me Shqipërinë, duke e konsideruar “Qemal Stafën”, fushën më të lehtë të ndeshjeve të fundit në grup. Danimarka është e para në grupin e parë të eliminatoreve me 16 pikë. Veç Shqipërisë dhe Portugalisë do të luajë edhe me vendin e dytë në grup Hungarinë kështu që i duhen shumë pikë për të ruajtur pozicionin e saj. Por nga ana tjetër futbollistët Shqiptarë ditë pas dite, binden dhe deklarojnë se mund ta fitojnë ndeshjen me danezët. Kombëtarja do të vijojë sot pasdite me një ndeshje kontrolli me kombëtaren e 19 vjeçarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›