E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami-Besimi: Të rritet bashkëpunimi në sigurinë rajonale

Rritja e bashkëpunimit në shërbim të sigurisë rajonale si dhe përballimi i situatave emergjente ishin në fokus të takimit midis ministrit të mbrojtjes Arben Imami dhe delegacionit të Maqedonisë të kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi.

Në fjalën e tij të rastit, duke përmendur marëdhëniet mjaft të mira dypalëshe, ministri Imami vuri theksin në marrjen e nismave të përbashkëta për sigurinë rajonale si dhe në fusha të tjera.
 

Nga ana e tij ministri i mbrojtjes i Maqedonisë Fatmir Besimi, i cili është shqiptari i parë që merr këtë detyrë të rëndësishme shtetërore, vuri theksin tek bashkëpunimi i frytshëm drejt integrimit në NATO duke përmendur edhe nismat e Kartave Adriatik 3 dhe 5.
 

Në këtë takim u diskutua edhe rreth rritjes së bashkëpunimit në fusha të ndryshme si dhe ndërmarrja e nismave konkrete dypalëshe për çështjet e sigurisë rajonale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›