E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania ACR i dërgon marrëveshjen minatorëve

Kompania ACR i ka bërë thirrje minatorëve të Bulqizës të rikthehen nesër në punë ndërsa u ka dërguar atyre edhe marrëveshjen për ta nënshkruar.

Në një letër drejtuar minatorëve bashkangjitur me marrëveshjen, administratori i kompanisë ACR Giga Bedineishvili i garanton ligjërisht ata se do të përmbushë të gjitha kërkesat e pranuara më parë prej kompanisë.

Sipas tij minatorëve do t`u sigurohet rritja e pagës bruto me 20 përqind, do të sigurohet transparenca në realizimin e investimeve si dhe do të përmirësohen edhe kushtet e punës.
 

Gjithashtu Bedineishvili ka theksuar se kompania është e predispozuar për zgjidhjen e problemeve të punonjësve të saj ndërsa ka akuzuar sërish kreun e konfederatës së sindikatave Kolë Nikolla se kërkon të mbajë peng interesat e minatorëve për interesat e tij personale.
 

Më tej administratori i kompanisë ARC i ka bërë me dije minatorëve se gjatë ditës së sotme specialistët e RISHM-it në bashkëpunim me administratën e minierës kanë inspektuar minierën dhe kanë hartuar një programin për rehabilitimin e fronteve të dëmtuara të punës, në zbatim kjo edhe të urdhrit të ministrit dhe vendimit të Gjykatës së Dibrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›