Kukës, kanos djalin me armë, pranga 44-vjeçarit
Ditën e sotme nga policia në qytetin e Kukësit është bërë e mundur arrestimi në flagrance i shtetasit Vesel Taci, 44 vjec, pasi djali i tij me inicialet E.T, 16 vjeç, eshte kanosur me armë zjarri nga i ati, z.Taci, për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit te ushtruar ne banesen e tij, iu gjetën dhe i`u sekuestrua në cilesinë e provës materiale nje arme zjarri, pushkë automatike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kukës, për vepren penale të ``Kanosjes`` dhe ``Prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe e municioneve``.