E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori suedez: KQZ të jetë me 7 anëtarë, shpresoj të kthehet me numrin e plotë

TIRANE - Ambasadori suedez në vendin tonë, Patrik Svensson, thekson rëndësinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të funksionojë me numrin e plotë të anëtarëve, në mënyrë që të realizohen zgjedhje të lira e të ndershme më 23 qershor.

“Komisioni Qendror Zgjedhor shpresoj që të jetë me 7 anëtarë, është mandatuar të ketë 7 anëtarë dhe unë mendoj që ky komision duhet të funksionojë në këtë mënyrë që procesi i zgjedhjeve të jetë më i kompletuar dhe i mundshëm. Unë e di që sipas ligjit mund të funksionojë, se po funksionon në një fare mënyre, por ju e dini më mirë sesa unë, që nëse ka disa gjëra për të zgjidhur duhet të jenë 7 anëtarë dhe kur nuk është me kapacitet të plotë, gjërat do i referohen Kolegjit zgjedhor. Pa dyshim edhe unë shpresoj që KQZ të kthehet me numrin e plotë të tyre që të funksionojë si duhet për zgjedhje sa më të lira dhe të drejta. Përsa i përket tre ligjeve, unë mendoj që tre ligjet duhet të ishin aprovuar ndoshta dhe më përpara, duke ju referuar edhe progres raportit të tetorit ne shpresuam që këto tre ligje duhet të kishin kaluar shumë më përpara, të gjithë kanë shpresuar tek jo gjë. Sa më shpejt që të votohen, më shpejt do jetë edhe e ardhmja e Shqipërisë në BE.”- u shpreh Svensson.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›