E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina perplas per vdekje dy motra plagoset rende nena e tyre

Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy motrave dhe plagosjen rëndë të nënës së tyre në Elbasan. Ngjarja ndodhi në mesnatë në unazën jugore të këtij qyteti në afërsi të stacionit të trenit. Një automjet tip Fiat puno i drejtuar nga një 21 vjecar ka përplasur për vdekjen Baftjare Hekurani 17 vjeçe dhe motrën e saj Paula Hekurani 18 vjece ndërkohë ka mbetur e aksidentuar rëndë nëna e tyre Merita Hekurani 40 vjece. Të lënduarat janë dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, por për vajzat nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Ndërsa nëna e tyre ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas aksidentit 21 vjecari me inicialet D.Ç ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të pa ditur. Sipas të dhënave të para të policisë rezulton se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave e automjetit i cili për këtë arsye ka dalë nga rruga dhe ka përplasur per vdekje dy motrat duke lënë të plagosur rëndë edhe nënën e tyre . Policia ka shpallur në kërkim autorin ndaj të cilit rëndojnë akuzat e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimit nga vendi i aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›