E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjavë e “nxehtë” në kufi, fluks hyrje e daljesh

Emigrantët vijojnë të kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet. Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar Kakavije si dhe Pikën Kufitare të Tre-Urave Çarshovë Përmet kanë hyrë 7.742 shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 2.462 automjete shqiptare dhe të huaja, ndërsa kanë dalë 3.233 shtetas shqiptare dhe te huaj si dhe 728 automjete shqiptare dhe te huaja.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se nga pala shqiptare në hyrje gjatë ditës së djeshme dhe orëve te para te mengjesit është punuar me 8 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërkaq nga ajo greke punohet me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.

Edhe gjate oreve te para te dites se sotme ka pasur dhe vijon te kete levizje te shpeshta ne hyrje , por fale masave te marra nuk jane krijuar radhe të gjata. E njëjta situatë është paraqitur dhe një ditë më parë, ku vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit kanë hyrë mbi 4 mijë shtetas shqiptar dhe të huaj dhe 1 mijë makina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›