E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi ne Durres pa kosha pushuesit shkarkojne mbeturinat ne rere

Plazhi i Durrësit, në pikun e sezonit turistik është pushtuar nga mbeturinat urbane, për shkak të mungesës së koshave në të gjithë gjatësinë e tij. Mbeturinat janë të përhapura përgjatë gjithë brezit të rërës, vend në të cilat nuk ofrohen as kushtet me minimale higjeno sanitare për mijëra pushues, të cilët presin që të gjejnë një plazh të pastër e një ambient relaksues. Në mungesë të koshave për mbeturinat, e gjithe vija bregdetare eshte mbuluar nga plehrat urbane.
Situate problematike është pranuar dhe nga drejtues të agjensisë rajonale të mjedist në Durrës, të cilët pohojnë se mungesa e një bashkëpunimi të mirëfilltë mes bashkisë dhe privatit, ka bërë që plazhi i Durrësit edhe për këtë sezon veror të vuajë mungesën e investimeve përsa i përket plotësimit të infrastrukturës higjeno sanitare.
Drejtori i Agjenisë Rajonale të Mjedisit në Durrës, Ramazan Kalia thotë se impakti në mjedis si pasojë e mungesës së koshave për mbetjet urbane mbetet i konsiderueshëm.
Ndonëse situata është e rënduar, politikat që po ndiqen në terren nga Bashkia e Durrësit mbeten ende larg krijimit të kushteve optimale, për një qendrim komod të turisteve vendas e të huaj. Mbetjet prej konsumit të perditshem nga pushuesit e shpesh edhe prej bareve e lokaleve, tani kanë pushtetin e tyre në ketë zonë turistike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›