Ministri Noka vizite ngushellimi ne shtepine e Fatbardha Tafes
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka zhvilluar sot një vizitë ngushëllimi në shtëpinë e Fatbardha Tafës në fshatin Hardhishtë të Shijakut. Fatbardha u vra mbrëmjen e 7 gushtit në Tiranë, ku kishte ardhur të takonte të motrën. Në këtë ngjarje tragjikë, mbeti e plagosur dhe motra e Fatbardhës, Lumturie Gjana. Pas hetimeve intensive, policia bëri të mundur dje arrestimin e autorit të këtij krimi, Aldo Hoxha. 20 vjeçari nga Çekreza akuzohet për vrasjen e Fatbardha Tafës dhe dhe plagosjen e së motrës së saj, Lumturie Gjana, këto akuza autoritetet I bazojnë në tre prova të pakontestueshme.