Makina përplas për vdekje një fëmijë në aksin Pogradec-Tushemisht, arrestohet drejtuesi
Shënohet aksidenti i parë pa nisur ende week endi.
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, ku një fëmijë ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet. Viktima Griseld Kaçori po udhëtonte me biçikletë në anë të rrugës, kur është përplasur nga një makinë tip Chrysler, që udhëtonte me shpejtësi.
Ndonëse fëmijës i është dhënë ndihma e parë, ai ka humbur jetën në vendngjarje, për shkak të plagëve të rënda.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Lidhur me këtë aksident tragjik, në rajonin e policisë është shoqëruar drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet Xh.B.
