E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen ndërtimet pa leje, 105 denoncime nga banorët

ndertime-pa-lejeNdërtimet pa leje vazhdojnë të mbushin Tiranën, pa u frikësuar se paratë e bëra llaç e tulla mund të shemben brenda pak minutave. Për më tepër ndërtime të tilla nuk janë vetëm pjesë e periferisë por ti sheh syri edhe ne qendër të Tiranës, dhe në zona të të tjera të populluara.

Ndërtesa të tilla kryesisht me dy kate janë ndërtuar brenda një kohe shumë të shkurtër sidomos gjatë fushatës zgjedhore me qëllim përfundimin e tyre sa më shpejt dhe aplikimin për procedurën e legalizimit.

Në shumë raste objekte të tilla janë bërë burim sherri dhe konfliktesh mes fqinjëve të cilët iu shkaktojnë dëme njëri-tjetrit. Shumë banorë i kanë denoncuar këto ndërtime dhe janë drejtuar tek të gjitha institucionet përgjegjëse por nuk kanë marrë përgjigje.

Përballë indiferencës së bashkisë banorët e këtyre zonave i janë drejtuar prokurorisë duke kryer edhe kallëzime. Por zyrtarisht nga ky organ bëhet me dije se vetëm për kryeqytetin për këta gjashtë muaj janë të regjistruara si procedime vetëm 7 çështje ndërsa të tjerat janë ende nën verifikim. Ndërsa në të gjithë vendin për këtë periudhë rezultojnë të jenë regjistruar 105 çështje që kanë si objekt ndërtimet pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›