Makina përplaset me autobusin, një i vdekur
LIBRAZHD - Një autobus i Kosovës është përplasur me një makine me targa të Laçit për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas. Ngjarja është regjistruar rreth orës 15.00 në vendin e quajtur "Hunda e Rrajcës" përgjatë aksit rrugor Qafë-Thanë-Librazhd në hyrje të qytetit të Prrenjas. Automjeti tip Audi me targa të Laçit LA 6447A I drejtuar nga shtetasi Agim Neziri 49 vjeç teksa udhëtonte me drejtim Tiranën është përplasur me autobuzin me targa të Kosovës KS 8913 ËL74 i cili nuk kishte pasagjerë dhe udhëtonte me drejtim Kosovën. Autobuzi drejtohej nga shtetasi Shkëlzen Xhafa me banim në Mitrovicë. Si pasojë është dëmtuar për vdekje shtetasi Ibrahim Samuni me banim në Laç. Megjithëse i është dhënë ndihma e parë për burrin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Viktima ka mbetur për disa orë i paidentifikuar për shkak se nuk dispononte asnjë lloj dokumenti. Drejtuesi i mjetit Audi ka pësuar gjithashtu dëmtime dhe ndodhet në sptialin e Librazhdit. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivat e policisë rrugore dhe ekspertë të qarkullimit. Nga verifikimet e para të policisë mendohet se shkak i ketij aksidenti eshte bere shpejtesia tej normave te lejuara te mjteit tip 'Audi'.