E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përplaset me kamionin, humb jetën një grua, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident tragjik ka ndodhur mesnatën e kësaj të shtune në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, në afërsi të fshatit Pishkash.

Në aksident është përfshirë automjeti tip Benz, me drejtues 34-vjeçarin Zef Sinani, i cili është përplasur me një kamion që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një grua dhe ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i autoveturës.

I plagosuri ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›