E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplaset me trenin, 3 të lënduar

Krujë- Shpëtojnë për mrekulli tre persona, pasagjerë në një autoveturë kur makina me të cilin udhëtonin u përplas me një tren mallrash. Ngjarja ndodhi në linjën hekurodhore të fshatit Gramez në rrethin e Krujës.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes bëhet me dije se automjeti ka goditur traun e postobllokut, por ndërkohë është goditur në pjesën e pasme nga një tren që ishte duke ardhur me shpejtësi.

“Në makinë kanë qenë tre persona, por ata pësuan vetëm dëmtime të lehta dhe pa rrezik për jetën”- bëjnë me dije burimet.

Policia e sinjalizuar për aksidentin mbërriti në vendin e përplasjes dhe ka arritur në përfundimin se fajtor për përplasjen ka qenë drejtuesi i autoveturës, që nuk ka respketuar rregullat e qarkullimit rrugore dhe ka kaluar në kohën që trau ka qenë i ulur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›