E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, mijëra persona në dy protesta rivale

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin e Rusisë në një protestë kundër pushtetit sundues të Vladimir Putin edhe pse temperaturat shënojnë -19 gracë celsius. Kjo është protesta e tretë që mbahet në Moskë që pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit, të cilat u shoqëruar në kontestime të rezultatit.

Protesta është mbajtur me moton Për zgjedhje të ndershme. Kjo protestë ishe më e vogël se ajo e kaluara ku morën pjesë rreth 120 mijë persona. Sipas policisë kjo protestë kishte 23 mijë persona.

Por, mbështetësit e Putinit, i cili muajt ardhshëm do të garojë për president, kanë mbajtur në të njëjtën kohë një demonstratë në mbështetje të tij në një zonë të ndryshme.

Lidhur me pjesëmarrjen në këtë protestë policia ka bërë të ditur se kanë qenë të pranishëm 90 000 persona por raporte të tjera tregojnë se shifra ka qenë shumë herë më e vogël.

Çdo kush është këtu me dëshirën e tij, tha një protestues në marshim. Disa nga miqtë e mirë janë detyruar nga punëdhënësit që të shkojnë në grumbullimin pro-Putin, në të kundër ata rrezikonin pushimin.

Protestuesit kundër Putinit kanë mbajtur në duar banderola ku shkruhej: Putin, largohu, Rusia pa Putinin dhe Putin është i paturp dhe i pandërgjegjshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›