E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina shtyp te moshuarin ne autostrade, arratiset shoferi

FUSHË KRUJE- Makina perplas per vdekje te moshuarin, shoferi arratiset ne drejtim te paditur. Ngjarja ka ndodhur oret e pasdites se djeshme, ne aksin Fushe Kruje-Lezhe te autostrades. Burime zyrtare bene me dije se nga perplasja me nje automjet ka humbur jeten 70-vjecari Hamza Korbi. Sipas hetimeve te kryera nga policia ka rezultuar se viktima po tentonte te kalonte rrugen nga njeri krah ne tjetrin, ndersa eshte aksidentuar nga nje mjet me ngjyre te zeze, por me targa te paidentifikuara ende. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te fshatit Tapize, ku banonte edhe 70-vjecari Korbi. Ne momentin qe i moshuari eshte bere gati per te kaluar rrugen, pasi aty nuk ka pasur mbikalim, eshte goditur nga autovetura ne befasi. Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe eshte vene ne kerkim te drejtuesit te mjetit. Shkak i ngjarjes sipas hetuesve ka qene shpejtesia e madhe dhe kalimi ne menyre te gabuar i kembesorit ne autostrade.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›