E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Jemi pro hapjes se dosjeve

Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu deklaroi dje se partia qe ai drejton eshte pro hapjes se dosjeve te bashkepunetoreve te ish-sigurimit te shtetit. Pas perfundimit te Keshillit Kombetare te PLL-se, Spahiu tha se e konsideron reflektimin aktual per hapjen e dosjeve si te vonuar ndaj kerkese mbareshoqerore per pastrim dhe rezolutes se Asamblese te Keshillit te Evropes per denimin e krimeve te komunizmit. Po keshtu Ekrem Spahiu theksoi se Keshilli Kombetar i PLL shprehu shqetesimin se denimi i krimeve te komunizmit nuk mund te kryhet me masa gjysmake qe anashkalojne pergjegjesine penale te ideatoreve dhe autoreve te gjenocidit komunist.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›