Makina-smartphone, mjafton ta komandosh
Modeli i makinës të cilën do e prezantojmë në këto çaste është makina e së ardhmes, pasi vetëm me anë të një prekje, punon si një smartphone.
Makina eksperimentale e quajtur Fun- Vi, e realizuar nga Toyota është në gjendje të punojë me anë të një prekje dhe reagon si një smartphone me aplikime të cilat kthehen në një ekran gjigant.
Kjo makinë është krijuar për të demostraur se çfarë janë në gjendje të bëjnë makinat në vitin 2020.
Modeli Fun- Vi do të ekspozohet në Tokio, i cili do të hapë dyert e saj për publikun e gjerë në datën 3 dhjetor.
Jo vetëm kaq, por në prezantimin e këtij mjeti para gazetarëve të cilët shfaqën një interes të madh, presidenti i Toyotës japoneze ka prezantuar një smartphone me katër rrota.