Irak, atentat në burg, 20 të vrarë
Arrin në 20 të vrarë dhe 26 të plagosur bilanci i një atentati të kryer mëngjesin e sotëm në një burg në veri të Bagdadit. Lajmin e konfirmon Ministria e Brendshme irakene, e cila thekson se mes të vrarëve dhe të plagosurve figurojnë shumë punonjës të sigurisë së burgut.
Burgu i Tajit, 20 km në veri të kryeqytetit, mban të burgosur persona që akuzohen se i përkasin Al Kaedës dhe anëtarë të milicisë së liderit shiit iranian Moqtad al Sadr.