Kalimash, e zë masivi i gurëve, vdes minatori
Një 42-vjeçar ka humbur jetën në minierën e Kalimashit mesditën e sotme.
Xhevdet Batushi ka qenë duke nxjerrë krom në një nga galeritë e minierës, kur një masiv gurësh është shembur duke e zënë poshtë, e duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se Batushi po punonte privatisht për nxjerrjen e kromit.
Ky është rasti i katërt i vdekjes së një minatori brenda këtij muaji në galeritë e minierave në veri të vendit.