E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nga Kosova: Gëzuar të gjithëve Festën e Flamurit!

Share

(E PERDITESUAR)-Kreu i PS uron presidenten e Kosovës. Vizita në varrezën e Jasharajve dhe në familjen Haradinaj

Kryetari i Partisë Socialiste po e feston këtë Ditë të Flamurit në Kosovë, prej nga u ka dërguar të gjithë shqiptarëve një mesazh. Urimin e parë të kësaj dite të Festës së Flamurit ia bëmë Presidentes së Kosovës. Ditë me diell e atmosferë festive. Gëzuar të gjithëve! shkruan Rama.

Jam këtu në ditën e flamurit dhe urimin e parë me shumë kënaqësi po jua bëj juve. Procesi i integrimit shumë i rëndësishëm. Është fat i madh për Kosovën që ka një grua si Presidente. Shpresoj që liberalizimi i vizave të jetë sa më i shpejtë. Urime për rolin tuaj konsensual si presidente, tha Rama në takim.

Kurse Jahjaga e përgëzoi Ramën për reformat e ndërmarra në zgjidhjen e krizës.

Ju uroj për festën e flamurit, përgëzime për reformat e ndërmarra në zgjidhjen e krizës, tha Jahjaga.

Pavarësisht procesit të stërzgjatur për liberalizimin e vizave në Kosovë, shpresoj që në seancën e ardhshme ky proces të hapet për Kosovën dhe ne të jemi në të njëjtin nivel me vendet e rajonit, vijoi më tej presidentja kosovare.

Ndërkohë fakti që kreu i PS po feston në Kosovë është komentuar në mediat kosovare. Rama ka qenë në varrezat e Familjes Jashari. Varrezat e dëshmoreve të familjes Jashari të transformuara përmes një projekti ambicioz në një vepër të bukur urbane. Homazhe emocionuese, shkruan Rama.

Gjithashtu kreu i PS ka vizituar edhe shtëpinë e babait të Ramush Haradinajt. Vizitë në shtëpinë e babait të Ramushit ku uruam Festën e Flamurit dhe i’u gëzuam një mikpritjeje të veçantë, thotë Rama në rrjetin social Twitter.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›