E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nga Vlora: Nderime për Ismail Qemalin. Tani jemi dy shtete me të njëjtat ndjesi e aspirata

Share

Ndërsa kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, kanë përkujtuar 99 vjetorin e Pavarësisë në Tiranë, presidenti Bamir Topi është nisur për në Vlorë, për të marrë pjesë në festime pikërisht në qytetin e Flamurit. Topi është takuar me qytetarë të shumtë që e kanë pritur atë, ka vendosur një kurorë në varrin e Ismail Qemalit dhe ka nderuar Flamurin Kombëtar. Nga Sheshi i Pavarësië Topi tha se nderimet shkojnë për Ismail Qemalin. Nderimi ynë shkon për Atin e Kombit, për pagëzuesin e kësaj dite, Ismail Qemalit, modeli i urtësisë, sakrificës dhe vendimeve të mëdha. Projekti që nisi në vitin 1912 u pasua në shkurt të vitit 2008 me Pavarësinë e Kosovës. Tashmë janë dy shtete të pavarura me të njëjtat ndjesi e aspirata. Me bazë trashëgiminë e të parëve duhet të impenjohemi së bashku për të ardhmen evropiane, tha Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›