Makinat e deputetët, gati vendimi kush do blejë makinat e shtetit

Depuetët dhe zyrtarët e tjerë të lartë kanë ende një mundësi për të patur sërish makinën e shtetit , për më teper ata nga posedues me ligjin e ri të propozuar nga qeveria mund të kthehen në pronarë të këtyre automjeteve. Drafti për transportin e zyrtarëve të lartë i cili ka marrë miratimin e Komisionit të Ligjeve parashikon që makinat e deputetëve të dalin në ankand ku të drejtën e parablerjes ta ketë përdoruesi i makinës.
Drafti ligjor që iu heq deputetëve dhe zyrtarëve të lartë makinat shtetërore, parashikon një bonus mujor që varion nga 450 mijë për deputetët dhe kryetarët e Bashkive deri në 150 mijë lekë për drejtorët . Sipas ministrisë së Financave deri më tani transporti i zyrtarëve i ka kushtuar shtetit deri në 3.2 miliardë lekë në vit.