Rama mbledh sot kryesinë për Asamblenë dhe bojkotin
13/10/2009 Lohan te kreu i PS-së për bojkotin e zgjedhjeve dhe Parlamentin
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka zhvilluar dje në orët e vona të pasdites një takim me ambasadorin e Komisionit Evropian Helmut Lohan. Vetë Rama nuk ka preferuar të prononcohet mbi këtë takim, por burime nga PS-ja shprehen se arsyetimi i bojkotit të PS-së apo dhe veprimet e tjera të opozitës kanë qenë në qendër të bisedës me ambasadorin Lohan. Gjithashtu Rama ka zhvilluar dje edhe një takim me ambasadorin e Suedisë si dhe atë spanjoll, ku mësohet se të njëjtat biseda janë zhvilluar dhe me ta. Menjëherë pas kësaj Rama ka mbledhur grupin e deputetëve dhe i ka lajmëruar për mbledhjen e kryesisë, e cila do të mblidhet sot për të marrë vendimet për hapat e mëtejshëm të PS-së, siç është mbledhja e Asamblesë, bojkoti i zgjedhjeve etj.
Asambleja
Duket se zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 nëntorit do të sjellin përplasjen e radhës brenda kampit socialist. Do të jetë Asambleja Kombëtare e PS-së, e cila pritet të mblidhet gjatë kësaj jave, që do të marrë një vendim mbi këto zgjedhje, forum i cili do të ballafaqojë qëndrimet e ndryshme mbi një garë të tillë. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se dhe ndaj një çështjeje të tillë socialistët janë të ndarë në dy rryma: njëra palë kërkon pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit, pala tjetër, më saktë linja zyrtare e PS-së, ngulmon në bojkotin e garës. Megjithatë, pritet që të jetë pikërisht kjo mbledhje ajo që të marrë një vendim përfundimtar mbi pjesëmarrjen ose jo të Partisë Socialiste në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Kështu, edhe pse ende nuk ka një vendim konkret për thirrjen e këtij forumi, mësohet se është pikërisht kjo çështje qëllimi kryesor i mbledhje së pritshme. Njëkohësisht vijimi i protestave dhe i qëndrimeve të mëtejshme të Partisë Socialiste ndaj institucioneve të dala nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit pritet të jenë të tjera çështje, që do të jenë pjesë e punimeve të këtij forumi. Madje, mendohet që të jetë kjo mbledhje që do të thërrasë kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së, duke përcaktuar për rrjedhojë dhe axhendën e punës së forumit më të lartë vendimmarrës të socialistëve. Por ndalur konkretisht te zgjedhjet e pjesshme vendore, momentalisht kampi rozë është i ndarë në dy qëndrime: në “pro” dhe “kundër” bojkotit të kësaj gare. Madje, rryma që është kundër bojkotit përkrahet dhe nga vetë baza socialiste, e cila në zonat ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme ka nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjen e përfaqësuesve të saj në këtë garë. Ndërkohë është vetë kreu i kësaj partie, Edi Rama që do ti paraqesë Asamblesë Kombëtare propozimin e tij për bojkot të zgjedhjeve të pjesshme vendore, që pritet të mbahen më 15 nëntor.
Kongresi i PS-së
Asambleja Kombëtare e PS-së pritet të thërrasë kongresin e jashtëzakonshëm në muajin dhjetor, i cili do të bëjë analizën e humbjes së 28 qershorit. Ndërkohë në axhendën e punimeve të forumit më të lartë vendimmarrës do të përfshihen edhe ndryshimet në statut. Kështu, pritet që socialistët të zhvillojnë analizën mbi zgjedhjet që lamë pas, shkaqet që çuan në humbjen e kësaj gare. Gjithashtu do të shihet mundësia e miratimit të një pakete të re statutore. Ka disa propozime për ndryshime të mundshme statutore, siç është paketa “Blushi”, por dhe ajo e Maqo Lakrorit në garën për postin e kryetarit. Ndërkohë burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se dhe vetë kreu i PS-së Edi Rama do të propozojë një paketë me ndryshime në statut, ku më së shumti këto propozime do të jetë të përqendruara te mënyra e drejtimit të partisë. Më konkretisht, pritet që në piramidën drejtuese të kampit rozë të rikthehen pikërisht ato poste që u hoqën nga vetë Rama, por tashmë vijnë në formë më të moderuar.
Votëbesimi i strukturave
Nisur nga vetë atmosfera e krijuar brenda radhëve socialiste nuk përjashtohet rifreskimi i anëtarësisë se kryesisë dhe i sekretariatit ekzekutiv në PS-së. Kjo nisur pikërisht në kompetencat që vetë statuti i PS-së i jep kryetarit të partisë. Neni 26 i kushtetutës së PS-së përcakton se “Asambleja Kombëtare e PS-së zgjedh Kryesinë e partisë dhe numri i anëtarëve të Kryesisë miratohet nga AK me propozim të kryetarit të partisë. Kryetari i PS-së paraqet listën e plotë me kandidatura për anëtarë të kryesisë së PS”. Ndërkohë një tjetër kompetencë e kryetarit të PS-së lidhet dhe zgjedhjen e Sekretariatit. “Asambleja Kombëtare e PS-së me propozim të kryetarit të partisë miraton numrin dhe strukturën e Sekretariatit. Kryetari i Partisë i paraqet AK-së për miratim kandidaturat për sekretarë të PS-së për secilin post. Pra, pritet që mbledhja e kësaj jave të përfshijë dhe një çështje të tillë.
Integrimi në BE
Gjoni: Berisha propagandë boshe për procesin
“Partia Socialiste shpreh shqetësimin e saj për dështimin e qeverisë Berisha-Meta për të përmbushur standardet që do të mundësonin heqjen e regjimit të vizave për shqiptarët, sikundër po ndodh me maqedonasit, serbët e malazezët. Po ashtu denoncojmë përpjekjet e qeverisë për tia faturuar dështimin e saj në këtë proces opozitës.” Ky ishte qëndrimi i radhës i ardhur dje nga selia rozë lidhur me një çështje të tillë. Deputeti i PS-së Ilir Gjoni gjatë një deklarate për shtyp vlerësoi se “integrimi i Shqipërisë në BE nuk bëhet as me propagandë boshe e as me letërkëmbime ministrore, por ai kërkon impenjim e përkushtim të tërë strukturave të shtetit për të forcuar administratën publike, duke pasur një gjyqësor të pavarur e të paanshëm, prokurorë të specializuar në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit”. Por po në këtë linjë ai shtoi se “kërkohet dhe një polici e depolitizuar e profesionale si dhe ligje të mira e të zbatueshme për të kontrolluar sa më mirë prokurimet publike, për të ushtruar kontrollin financiar dhe auditin dhe luftuar evazionin fiskal”. Megjithatë, socialistët shprehen skeptik për mbarëvajtjen e një procesi të tillë. Për këtë arsye Gjoni u shpreh se “kjo situatë nuk mund të ndryshojë me këtë qeveri, prandaj edhe roli i opozitës sot më shumë se kurrë është vendimtar”.
Arsimi i lartë
PS: Përkrahim të rinjtë, që përballen me vështirësi
Partia Socialiste me rastin e nisjes së vitit akademik shprehet se gjendet në krah të studentëve, që përballen me vështirësi jo të vogla. Deputetja socialiste Ledi Shamku ka uruar mbi 30 mijë djem e vajza nga e gjithë Shqipëria që nisën rrugën e shkollimit të lartë. “Duke iu bashkuar urimit prindëror, Partia Socialiste është në krah të këtyre të rinjve, të cilëve do tu duhet të përballen me vështirësi jo të vogla si pasojë e rrënimit të sistemit universitar e si pasojë e mungesës së respektit të shtetit ndaj ëndrrës dhe investimit të tyre. Jemi sot me mend e zemër te studentët e Juridikut, që detyrohen ta nisin vitin jo në një auditor, por në një kinoteatër për faj të teatrit të shëmtuar që kjo qeveri ka vite që luan me ta”, - ka deklaruar ajo. Shamku u shpreh se PS-ja gjendet në krah të gjithë studentëve, kërkesat e të cilëve janë shumë më fisnike se mjerimi që u serviret. Duke iu drejtuar gjithë të rinjve që nisën vitin e ri akademik, Shamku kërkoi që ata të përdorin rininë si energji të çmuar për të kapërcyer këto vështirësi të pamerituara e për tu bërë të vlefshëm e të denjë. “Rrugë të mbarë në shtegun e dijes dhe të ndryshimit që ky vend pret prej të gjithëve, veçanërisht prej jush!” - ka deklaruar Shamku.