E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinsela garanton pension për shqiptarët në Kanada

13/10/2009  Kreu i Senatit kanadez takon Topin, Topallin dhe Berishën

Hetimi i zgjedhjeve, Topalli fton opozitën ta kërkojë në rrugë parlamentare

Kryetari i Senatit të Kanadas, Noel Kinsela, ka garantuar gjatë takimit që zhvilloi me drejtues të lartë të shtetit shqiptar sigurimin e pensionit për të gjithë shqiptarët që jetojnë në vendin e tij. Gjithashtu ai premtoi mbështetjen e qeverisë kanadeze për ta mbështetur vendin tonë në rrugën e saj të mëtejshme të integrimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike. Gjatë ditës së djeshme Konsela është pritur nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryeministri Sali Berisha. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që dha me kryeparlamenatren Topalli ai nuk i shpëtoi vëmendjes mediatike mbi opinionin e tij ndaj bojkotit të opozitës. “Ne përdorim fjalën parlament, e cila vjen nga gjuha frënge parlè, që do të thotë me fol. Një nga kushtet për të folur është prania në Parlament. Si kryetar parlamenti, unë inkurajoj të gjithë anëtarët e tij të vijnë dhe të flasin në Parlament”, - u përgjigj Kinsela lidhur me këtë çështje. Ftesën ndaj opozitën e përsëriti edhe Kryetarja e Kuvendit Topalli dhe në veçanti për nismën më të fundit të PS-së për të ngritur një komision hetimor për zgjedhjet. Duke kujtuar përcaktimet në Kushtetutën e Shqipërisë dhe Rregulloren e Kuvendit, Topalli deklaroi se socialistët mund ti kishin kursyer energjitë për mbledhjen e 20 firmave duke ardhur në Kuvend dhe kërkuar hartimin projektligjit përmes një deputeti të vetëm. “Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë pres që opozita në vijë në Parlament. Ata do të kenë të gjitha hapësirat që lejon Kushtetuta, ligji dhe gjithë fleksibilitetin e Kryetares së Parlamentit për ti respektuar në detyrën e tyre. Pa dyshim çdo iniciativë kushtetuese do të shqyrtohet në Parlament. Po unë mendoj se edhe aty kishte rrugë për këtë nismë. Mjafton iniciativa e një deputeti për tu shqyrtuar në Parlament”, - tha ajo. Çështja për të cilën Topalli ftoi gjithashtu deputetët e opozitës në parlament është edhe ajo e ligjit të lustracionit. Ky ligj është kundërshtuar nga Komisioni i Venecias. “Nuk jam njohur ende me këtë dokument. Ne respektojmë vendimet e gjykatave, vendime të tilla të gjitha respektohen. Detyra e parlamentarëve është për të parë se çfarë hapësirash ka për mundësimin e kompromiseve më të gjera për të respektuar të tilla vendime. Kjo në të njëjtën kohë kërkon një votë më të gjerë, kërkon praninë e opozitës në Parlament”, - përfundoi Kryetarja Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›