Makinat e vjetra do largohen jo me pak se 1 km larg rrugeve kryesore
Pronarët e vendgrumbullimeve ekzistuese të mjeteve motorike, rimorkiove dhe pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit kanë një muaj kohë që nga 12 shtatori për t’i larguar ato në një distancë jo më pak se 1 km larg rrugëve kryesore.
Akti normativ, i propozuar nga ministria e Mjedisit është botuar tashmë në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.
Sipas këtij akti, këto subjekte, duhet t’i largojnë, me shpenzimet e veta, nga vendndodhja e tyre aktuale këto mjete.
Ato mund t’i rivendosin në vende të tjera, të lejuara dhe të autorizuara për këtë qëllim, që të jenë jo buzë rrugëve kryesore.
Inspektorati i Mjedisit, kur konstaton shkeljen e kërkesave dhe afateve të akti normativ, vendos konfiskimin e mjeteve të dala jashtë përdorimit, që ndodhen në këto vendgrumbullime.
Kundër vendimit të konfiskimit, pronarët ose poseduesit e këtyre mjeteve, brenda 5 ditëve nga data e vendimit, mund të kryejnë ankim pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit.
Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për kryerjen e transportit të mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe pjesëve të tyre të këmbimit të konfiskuara dhe të procedurave të shitjes së tyre për skrap.
Efektet financiare të transportit dhe shitjes do të përballohet nga të ardhurat e realizuara nga shitja e këtyre mjeteve.
Procedurat për evidentimin, konfiskimin, transportin dhe shitjen e këtyre mjeteve përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Mjedisit, Ministrit të Financave, Ministrit të Transportit dhe Ministrit të Mbrojtjes.
Një akt i tillë normative u mor për shkak të gjendjes së rënduar që është të krijuar nga vendgrumbullimet e mjeteve motorike, të dala jashtë përdorimit, pranë rrugëve kombëtare, të cilat kanë ndikuar në ndotjen e mjedisit dhe përkeqësimin e sigurisë rrugore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.