E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet ne Kodin Doganor

Ashtu siç premtuan, deputetët e opzitës u rkthyen në Komisionet kuvendore, për të dhënë konsensusin e tyre për projektligjet që do të diskutohen në këtë legjislaturë të re. Megjithatë, kjo nuk ndodhi gjatë diskutimit të ndryshimeve të Kodit Doganor në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e opozitës kundërshtuan këto ndryshime, duke u shprehur se janë shumë të hershme në kohë dhe se drafti aktual duhet të tërhiqet me qëllim reflektimin enjë sërë ndryshimeve koherente në Kodin Doganor.

Ndërhyrjet në Kodin Doganor ashtu sikurse ndryshime në kode të tjera, janë miratuar nga Këshilli i Minsitrave që prej disa kohësh, por për shkak se duan shumicë të cilësuar, nuk kanë njohur miratim në komisionet kuvendor dhe për rrjedhojë edhe në seancë plenare. Kodi Doganor ishte i pari që hapi diskutimet në Komsionin parlamentar të Ekonomisë dhe dnryshimet në të konsiderohen si modeste . Ndërkaq në pritje të miratimit janë dnryshimet në Kodin rrugor, në Kodin ajor, në Kodin Detar, në Kodin Penal etj. Megjithatë, duket se opozita nuk është e prirur të japë konsensusin dhe miratim e saj për këto ndryshime, që duan të paktën 84 vota të ligjvënësve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›