E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në bursa, Gjermania përgatit skenarin për falimentimin e Greqisë

Gjermanët janë zgjuar sot me dhimbje koke. Bursa e tyre ka rënë nën 5 mijë pikë. Të tjera bursa në Paris, Milano dhe Londër janë në rënie. Rënia kanë pësuar dhe bursat në Azi. Siç raporton Spiegel, tanimë tregtarët druhen se europianët nuk e kanë nën kontroll krizën e borxheve. Qeveria greke, strumbullari i kësaj gjendje, thuhet se ka para për të shlyer pagat e punonjësve deri në fund të tetorit.

Spiegel thotë se ministria e Financave në Gjermani po merr parasysh skenarë konkretë për një falimentim të mundshëm të Greqisë dhe daljen e saj nga zona euro.  Volfgan Shojbël thuhet se po llogarit rikthimin e Greqisë tek dhrahmia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›