E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makinat elektrike e ardhmja e automjeteve

Te lira ekonomike dhe te shpejta pa dyshim do te jene e ardhmja e makinave

Tani qe makinat e para elektronike pak nga pak filluan te levizin neper disa qytete te botes ide dhe produkte te ndryshme fillojne te shfaqen nga cdo cep i botes. Me e fundit dhe me bombastikja ishte menyra e furnizimit te baterise se makines elektronike me korrent pa perdorur kabllo/ kjo shpikje e fundit vjen ne treg nga kompania e njohur Delphi dhe ofron nje karikim me korent deri ne 3300 Watt.

Sistemi karikues pa kabllo perbehet nga nje aparature supermoderne e cila do te instalohet ne siperfaqen e tokes p.sh. ne oborr te shtepise ose ne parkingje publike apo private dhe e vetmja gje qe duhet te beje shoferi eshte qe ta parkoje makinen e tij mbi kete aparature dhe te pije nje kafe. Koha qe i duhet aparatures per ta karikuar makinen eshte sa gjysma e kohes qe i duhet karikuesit me kabllo qe pronaret e makinave elektrike do te kene ne shtepi. Kjo teknologji nuk eshte nje eksperimenthellip kompania Delphi e ka provuar me pare ne treg me karikuesit e telefonave te cilet ishin gjithashtu pa kabllo.

TESLA merr elektriket e Toyotes

Gjigandet dhe njekohesisht gjenialet e elektronikes boterorehellip kompania TESLA po punon ne elektrifikimin e dy prej modeleve me luksoze te Toyotes. Pikerisht modelet Rav4 dhe Lexus RX do te jene modelet qe TESLA do ti shnderroje ne makina elektronike. Sipas nje reportazhi te rrjetit Bloomberg keto modele u zgjodhen nga TESLA sepse jane te vetmet makina ne bote qe mund te mbajne sistemin prej 6831 baterish litiumi qe do te perdoret per elektrifikimin e tyre. Modelet pritet te perfundojne ne qershor 2011. Marreveshja midis TESLA dhe Toyota u firmos disa muaj me pare dhe tani pritet qe makinat qe do te shpiken nga bashkepunimi i tyre te pushtojne tregun amerikan. Toyota ka marre edhe ekskluzivitetin e makinave elektronike ne Japoni fale bashkepunimit te saj me Panasonic.

Fiati zgjedh gazin

Fiati njofton se se shpejti modelet Panda Punto EVO 500 dhe Bravo do te prodhohen edhe me impiant gazi ne menyre qe shoferet te kene mundesi zgjedhjeje midis benzines edhe lengut me pak te kushtueshem. Impiantet do te vendosen ne bashkepunim me Fiat Powertrain Technologies dhe me kompanine Landi Renzo.

Motoret e makinave qe do ti kene te dyja menyrat e funksionimit do te kene model djegieje atmosferike dhe jane te provuara ne mostra qe kane bere deri ne 400000 kilometra prova. Bombola e gazit do te jete brenda serbatorit te benzines por do te kete dalje te vecante per furnizim ne krah te vendit ku hidhet benzina. Shnderrimi nga benzine ne gaz mund te behet edhe duke ngare makinen me ane te nje butoni elektronik qe do te jete i vendosur ne krah te marshit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›