ZMK kunder shoqates Po shkel ligjin
Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve ka kerkuar nxjerrjen jashte ligjit te Shoqates se Transportit Qytetas pas ndalimit e bllokimit te aboneve ne transportin publik ne Tirane dhe gjobitjen sipas ligjit per mbrojtjen e konkurrences te kompanive te transportit qytetas ne Tirane. Sipas ZMK-se ky vendim i cili nga 1 nentori i ketij viti bllokon njohjen e aboneve te udhetareve ne linjat e transportit publik ne Tirane vjen si pasoje e mosmarreveshjeve te kompanive te transportit publik me Bashkine e Tiranes. Duke iu referuar te dhenave ZMK informoi se Bashkia e Tiranes ka kontrate me keto kompani ku njohja e aboneve eshte detyrim kontraktual dhe kjo nuk kushtezohet me kompensime detyruese dhe as me subvencionime publike. ZMK theksoi se tashme duhet Autoriteti i Konkurrences qe te hetoje mbi kete ceshtje pasi Bashkia Tirane ne kundershtim me ligjin dhe parimet e transparences publike ka zhdukur cdo te dhene per detyrimet kontraktuale qe kane kompanite e transportit publik ne Tirane duke theksuar se keto te dhena nuk gjenden me ne faqen online te bashkise se kryeqytetit. I menjehershem ka qene edhe reagimi i Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit duke i kerkuar Bashkise se Tiranes plotesimin e kerkesave te operatoreve te transportit urban. Bashkia e Tiranes eshte autoriteti kompetent per menaxhimin e trafikut ne qytetin e Tiranes dhe njekohesisht pergjegjes per zbatimin e kontrates me operatoret e transportit qytetas. Ne kete cilesi ajo ka pasur gjithe kohen e nevojshme per te paraqitur perpara se situata te agravohej propozime konkrete ne institucionet qendrore. Ende ne kete moment nuk kemi asnje informacion apo propozim nga Bashkia e Tiranes pervec atyre qe percillen permes medias gje qe nuk eshte rruga se si komunikon nje institucion - thuhet ne deklaraten per shtyp te kesaj ministrie. Nderkohe sot ne diten e dyte te muajit qytetaret e Tiranes do te vazhdojne te levizin pa abone. Heqja e aboneve mujore ka shkaktuar amulli ne kryeqytetet. Deri tani nuk dihet se kur mund te dalin pasi Shoqata e Transportit Qytetas nuk terhiqet nga vendimi i marre deri ne zgjidhjen e kerkesave te tyre. Po keshtu edhe institucionet vazhdojne te delegojne pergjegjesite.