Makinat, shtrëngohen normat e gazrave
TIRANE-Ndryshon normativa e lejuar për lejimin e emisioneve të gazrave të djegies nga automjetet në Shqipëri. Me një udhëzim nga dy ministra: i Transporteve, Olldashi dhe i Mjedisit, Mediu, bëhet e detyrueshme që organet e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit për herë të parë të mjeteve rrugore, në procesin e regjistrimit të mjetit rrugor duhet të kontrollojnë dokumentacionin teknik mbi gjendjen e shkarkimeve të gazrave dhe zhurmave të shkaktuara prej tij, të cilat duhet të jenë jo më lart se limitet e përcaktuara në këtë udhëzim. Në rast të kundërt, nuk bëhet regjistrimi i mjetit rrugor. Pra, para se të blihet një mjet i përdorur jashtë vendit, duhet të mbahen parasysh edhe këto kërkesa, ndryshe ai mbetet pa targa.
Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se vlerësimi i gjendjes teknike të mjetit rrugor për efekt të ndotjes së ajrit nga shkarkimet e gazrave, do të jetë pjesë përbërëse edhe e procesit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, kryerja e të cilit bëhet një herë në vit ose më shpesh, sipas kategorive të mjeteve. Normat e lejuara sipas këtij udhëzimi ministror jepen në tabelën përkatëse, që publikohet sot nga Gazeta Shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)