E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpol, prangaitalianit për tenderate KE në Tiranë

TIRANE-Përfundon në pranga biznesmeni italian që akuzohet për riciklim parash, korrupsion dhe mashtrim me fondet e Bashkimit Europian për ndërtesën e Delegacionit Europian në Tiranë. Italo Gigante, 57 vjeç me origjinë nga Ruoti është arrestuar më 14 korrik në aeroportin e Rinasit nga policia shqiptare, për llogari të drejtësisë belge. Interpol në Tiranë konfirmoi dje se ai akuzohet për korrupsion në tenderat lidhur me rikonstruksionin e ndërtesës e delegacionit të KE-së në Tiranë. Konkretisht biznesmeni italian akuzohet për korrupsion, falsifikim dhe përdorim të dokumentave të vjedhura dhe riciklim të fondeve që vijnë nga aktivitetet kriminale.
Gazeta Shqiptare publikon sot detaje mbi Giganten sesi u perfshi ne skemen e korrupsionit dhe historine ku ai është përfshirë qe të kthen plot tre vjet pas në kohë, në mars të vitit 2007 kur me të njëjtat akuza u arrestuan në Belgjikë edhe tre zyrtarë italianë të Komisionit Europian. Të tre u akuzuan për përfshirje në një skemë më të gjerë korrupsioni që kishte lidhje me rindërtimin dhe marrjen qira të ndërtesave që do të ktheheshin në seli të delegacioneve të KE-së në Tiranë si dhe Nju Delhi të Indisë. Ndryshe nga tre italianët e arrestuar, Italo Gigante qëndroi në liri për shumë kohë e madje në maj të vitit 2007 kandidoi për zgjedhjet lokale në Rioti të Italisë. Tashmë ai ndodhet në paraburgim, në pritje të përcaktimit të masës së arrestit për të. Ministria e Brendshme në Tiranë ka bërë të ditur se së shpejti do të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Belgjikë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›