Thaçi, javën e ardhshme, vizitë zyrtare në SHBA
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, javën e ardhshme do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, Kryeministri Thaçi në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillojë një takim me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden. Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Kryeministri Thaçi do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Po ashtu, Kryeministri Thaçi në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mbajë ligjëratë me temën "Ndërtimi i së Ardhmes Euro-Atlantike të Kosovës: Sfidat dhe Mundësitë Para Nesh", ka njoftuar Zyra për Informim e qeverisë.
#