Makinat superluksoze te vjedhura, iu kthehen pronareve
Tirane- Gjashte automjete superluksoze qe qarkullonin ne Shqiperi, por qe pas kontrollit kane rezultuar te vjedhura ne vendet Perendimore, iu jane kthyer vendeve te tyre te origjines. Prokuroria e Pergjithshme ka bere te mundur kthimin e tyre, autoriteteve italiane, gjermane dhe franceze. Keshtu drejt Italise jane derguar 3 automjete "BMW", dy te tipit "X5" dhe nje "535". Nga hetimet, ato i jane gjetur ne perdorim personave ne Tirane, Shkoder e Kurbin. Pas bashkepunimit me prokurorite e ketyre rretheve, eshte bere i mundur edhe bllokimi i tyre. Po keshtu ne bashkepunim me autoritetet gjermane dhe Prokurorite e Tiranes dhe Beratit, jane kthyer ne Gjermani, nje automjeti tip "Audi Q7" dhe nje "Porsche Boxter". Ndersa autoriteteve franceze iu eshte kthyer nje automjet "BMW X530", e cila eshte bllokuar pas bashkepunimit me Prokurorine e Krujes. Prokuroria e Pergjithshme keshillon qytetaret shqiptare qe te evitojne blerjen e makinave ne tregje informale dhe nga persona te palicencuar, per kryerjen e nje aktiviteti te tille. Ajo konfirmon edhe nje here vullnetin e plote, per kthimin e te gjitha automjeteve te vjedhura, te gjendura ne territorin e Shqiperise.