E Diel, 1 Nëntor 2026

Minxholli: Kam punesuar edhe femije

Tirane-Ne seancen e djeshme gjyqesore te ceshtjes "Gerdeci", qe ka zgjatur per rreth 8 ore, ish-drejtori i fabrikes se demontimit te municioneve, Dritan Minxholli, me cilesine e te pandehurit, ka pranuar pergjegjesite e tij per kete tragjedi. Per here te pare qe pas nisjes se procesit, Minxholli, ka marre pjese ne seance dhe ka dhene deklarimet e tij. Dritan Minxolli tha se puna per demontimin e municioneve luftarake ne Gerdec, kishte nisur te behej qe ne janar te vitit 2008. Ai kishte nje kontrate nga perfaqesuesi i kompanise "SAC", Patrik Henri dhe administratori i "Alba Demil", Mihal Delijorgji per te drejtuar fabriken. Minxholli ka deklaruar se vendi ku kryhej demontimi, nuk eshte inspektuar asnjehere nga ekspertet e ushtrise, per te pare respektimin e rregullave te sigurise ne fabrike, pervec "MEICO"-s. "Mbaj pergjegjesi per cfare ndodhi ne fabrike. I kontraktuar nga Mihal Delijorgji dhe Patrik Henri, kam pranuar detyren si drejtor ne fabriken e Gerdecit. Une i kam punesuar te gjithe, pavaresisht moshes dhe gjinise. Kerkoj ndjese dhe mbaj pergjegjesite e mia. Por, dua te theksoj se nuk me eshte ankuar kush, as punetore apo specialiste, se kishte probleme ne pune. Une vete isha i punesuar ne nje kompani private, dhe rralle ndonjehere pervec "MEICO"-s, asnje institucion shteteror nuk ka ardhur te inspektoje fabriken qe une drejtoja", ka deklaruar Minxholli. Ai pohoi se kishte zbatuar rregullat ne fabrike dhe se mbante pergjegjesi, vetem per pjesen e tij te fajit dhe jo per ato qe nuk i takojne atij.

Deshmojne prinderit e Edison Durdes

Ne seancen e djeshme kane deshmuar 10 persona te kerkuar nga akuza, mes te cileve edhe prinderit e femijes 6-vjecar, qe humbi jeten ne kete tragjedi, Edison Durda. Nena e tij Zamira Durda, nje nga grate me aktive te Shoqates se Viktimave te Gerdecit, ka folur per gjithcka dinte ne lidhje me fabriken e "vdekjes". Ajo pohoi se vete nuk ka punuar ne fabrike, por ka humbur tre persona te afert ne kete tragjedi, djalin, babane dhe kunaten. "Ne mars te vitit 2007 ka filluar puna ne fabriken e Gerdecit. Aty jane punesuar babai im, dy vellezerit dhe grate e tyre. Me pas, per nje kohe te shkurter ka punuar edhe djali im, i cili ishte 14 vjec. Nga babai di qe kushtet ne te cilat punonin ishin cnjerezore, por per shkak te gjendjes ekonomike, ishin te detyruar te punonin", ka deshmuar Zamira. "Diten e ngjarjes, kur ndodhi shperthimi i pare mendova se ishin fishekzjarre. Vetem kur ka ndodhur shperthimi i dyte, kam mesuar cfare ka ndodhur. Dola te kerkoja tim bir, Edisonin dhe pjesetare te tjere te familjes. Djalin nuk po e gjeja dhe ne nje moment pasi kisha pyetur, me vjen nje telefonate ku mesoj se djali ishte i plagosur ne spital. Kur shkoj e terrorizuar ne spital, doktori me thote: Duhet te behesh e forte. Djali ka 65% te trupit te djegur. Shkova me vrap tek djali, per ta pare si ishte. Aty nuk harroj fjalet e tim biri: 'Mami me fal qe shkova andej pa lejen tende'", ka pohuar nena e djalit te vogel, qe nderroi jeten ne spitalin e Brindizit ne Itali, si pasoje e plageve te renda. Ne lidhje me ngjarjen ka deshmuar edhe bashkeshorti i saj, Ferizan Durda, i cili ka dhene pothuajse te njejtat detaje si dhe bashkeshortja e tij.

Ne seancen e djeshme kane deshmuar edhe Mimoza Kruja, e cila ka humbur bashkeshortin nga kjo tragjedi, dy prej te mbijetuarve nga kjo tragjedi Ndue Nikolla dhe Qemal Mema, si dhe disa deshmitare te tjere te thirrur nga akuza.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›