E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset ne taverne dhe rrembehet me dhune adoleshenti

Tirane-Nje adoleshent ka rene pre e dhunes dhe rrembimit te dy te rinjve, ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te dy diteve me pare ne tavernen "Daja", qe ndodhet prane "Rruges se Durresit". Burime te policise se kryeqytetit, bejne te ditur se gjithcka ka nisur ne ambientet e brendshme te kesaj taverne, ku te rinjte ishin duke defryer, deri ne oret e para te mengjesit te dites se diel. Rreth ores 03.00 dy te rinjte, Besnik Gaci 26 vjec, lindur ne Diber dhe banues ne Berxulle dhe Hasan Kotarja 24 vjec, lindur ne Kukes dhe banues ne Domje, kane nisur te zihen me 17-vjecarin me inicialet Ll.D. Sherri i nisur me fjale mes tyre, ka vazhduar me perdorimin e forces. Adoleshenti eshte qelluar me grushte dhe sende te forta ne trup dhe me pas eshte hipur ne nje automjet nga te rinjte agresore, duke marre rrugen drejt Vores. Deshmitaret ne taverne kane lajmeruar menjehere policine, e cila eshte vene ne ndjekje te rrembyesve. Pas nje pune te shpejte te uniformave blu te Sektorit Kunder Krimit Ndaj Jetes, eshte bere kapja ne flagrance e rrembyesve pikerisht kur ata sapo kishin mberritur ne Vore. Menjehere policia ka liruar 17-vjecarin, i cili ishte ne gjendje te mire shendetesore, ndersa ka prangosur dy rrembyesit. Ndaj dy te arrestuarve Gaci dhe Kotarja, nisi procedimi penal me akuzat e "heqjes se paligjshme te lirise" dhe "plagosjes se lehte me dashje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›