E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seri vjedhjesh ne kryeqytet, 5 ne pranga

Tirane-Pese persona te akuzuar per vjedhje, jane arrestuar nga Policia e Tiranes, gjate 24 oreve te fundit. Nga keto raste behet fjale per vjedhje banesash, automjetesh dhe te sasive monetare. Nje 19-vjecar, Emiljano Rrapushi, i proceduar me pare per vjedhje, eshte arrestuar si i dyshuar ne 3 raste vjedhje banesash ne kryeqytet, ngjarje keto te ndodhura ne janar dhe shkurt te ketij viti. Ndersa nga sherbimet e Komisariatit nr. 4, eshte arrestuar 20-vjecari Flamur Matoshi, i denuar me pare per plagosje me thike, pasi dyshohet se ne bashkepunim me dy persona te tjere E.S dhe M.N, ne Unazen e Re, kane vjedhur mjetin tip "Lancia libra", me targa italiane ne pronesi te nje personi. Sipas policise, Matoshi ne bashkepunim me 21-vjecarin R.R, dyshohet te jene autore te vjedhjes se mjetit tip "Benz 250", me targe TR 9617 N, ngjarje kjo e ndodhur me 25 nentor te ketij viti. Nje tjeter person ka rene ne prangat e policise, pasi eshte kapur ne flagrance duke vjedhur ne autobusin e linjes Kinostudio-Kombinat. Luciano Belino, 26- vjec, i denuar me pare per vjedhje, eshte kapur menjehere pasi kishte vjedhur nje sasi prej 14 700 lekesh ne udhetari ne autobus. Ndersa nga sherbimet e Komisariatit nr 2. jane prangosur, Ervis Cika, 20 vjec dhe Sali Guni, 19 vjec, pasi jane kapur ne flagrance prane shkolles "Arben Broci", duke vjedhur dy sensor ne nje automjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›