Imeraj-PS: "Berisha te mbaje premtimet per te perndjekurit, jo t'i nxise kunder Rames"
Zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj, deklaroi dje se Berisha, Sekretari i PPSH po manipulon te perndjekurit me te njejtat metoda te diktatures. "Ne emer te Kryetarit Edi Rama shpreh keqardhjen per manipulimin e trishtueshem me ndjenjat e te perndjekurve politik nga ana e Sali Berishes. i cili ne vend qe t'u jape te perndjekurve cfare u ka premtuar, genjen dhe nxit ne menyre te paskrupullt njerez te keqkuptuar te shtreses se tyre, per qellimet e pushtetit te tij", reagoi Imeraj. Sipas saj, kryetari Edi Rama i ka denuar krimet e komunizmit qekur sekretari i PPSH, Sali Berisha, internonte njerez te pafajshem me shpifje e intriga te njellojta si kjo e ngaterreses se qellimshme te emrit te te ndjerit Kristaq Rama me nje viktime te regjimit te cilit Sali Berisha i sherbeu verberisht cerek shekulli. Ajo theksoi se e gjithe kjo balte hidhet per te mbuluar kutite e 28 qershorit dhe per te varrosur te verteten qe po cmend Sali Berishen.