Makinë me porosi për njeriun më të gjatë në botë
Me trup 2 metra e 58 centimetra të lartë, ukrainasi Leonid Stadnik është zyrtarisht individi më i gjatë në botë. Tani është i famshëm, gjë që edhe mund të mos i pëlqejë shumë, gjithsesi fakti që është bërë i njohur në gjithë botën e kë bërë të shkëputet nga jeta e fshatit nga e cila nuk qe ndarë kurrë më parë.
Leonid Stadnik nuk ka ende patentë shoferi, por më në fund ka një makinë që e nxë të tërin. Vetëm pak ditë më parë, Presidenti ukrainas, Viktor Jushçenko, i dorëzoi personalisht burrit 2.58 metra të lartë çelësat e një veture të prodhuar posaçërisht nga kompania e prodhimit të automobilave ZAZ. Dhe duke qenë se Leonidi nuk ka licencë për drejtimin e makinës, Jushçenko u ul vetë në timon për t‘i bërë pasagjerit - të strukur disi në sedijen e përparme - një xhiro rreth rezidencës së tij zyrtare.
Gjiganti i ishte drejtuar kreut të shtetit për ndihmë, pasi nuk arrinte kurrsesi të gjente një makinë që ta nxinte. Edhe pse duket si fundi i lumtur i një përralle, makina do t‘i sjellë jo pak lehtësi jetës së Stadnikut, i cili banon me nënën dhe të motrën në një fshat të vogël në Ukrainën Qendrore.
Jeta për një 37-vjeçar me të tilla përmasa ka disa vështirësi serioze. Automjetet e zakonshme janë shumë të vogla për të, ashtu siç ndodh edhe me dyert, mobiliet apo sendet e përdorimit të përditshëm. Fle mbi dy shtretër të vendosur ngjitur me njëri-tjetrin. I duhet të ndalet e të pushojë vazhdimisht. Gjymtyrët e kanë të vështirë të përballojnë peshën prej 200 kilogramësh të trupit të tij. Dhimbjet e vazhdueshme të gjunjëve e detyrojnë të përdorë paterica. Iu desh të braktiste profesionin e veterinerit, pasi këmbët iu dëmtuan nga ngrirja. Pasi nuk gjente këpucë për këmbët 43 centimetra të gjata, lëvizte nëpër dëborë vetëm me çorape. Tani pjesën më të madhe të kohës e kalon në shtëpi, ku kujdeset për të mbjellat, kalin, derrat, pulat dhe tri lopë.
Që nga një operacion në tru kur ishte në moshë shumë të vogël, trupi i tij e shtoi së tepërmi sasinë e hormoneve të rritjes. Është kjo arsyeja për të cilën Stadnik vazhdon të zgjatet e të zgjatet pa pushim - thuajse një centimetër çdo vit. Për një periudhë të gjatë askush nuk dinte ta thoshte me saktësi sa i gjatë ishte Stadniku, pasi nuk pranonte kurrsesi të matej. Ky është viti i parë që libri i rekordeve "Guinness" e ka vënë në krye të listës së njerëzve më të gjatë në rruzull. Mbajtësi i mëparshëm i titullit, kinezi Bao Ksishun (2.35 metra) është mjaft më i shkurtër se rekordmeni i ri.
Duhet thënë se Sadnikut nuk i pëlqen aspak kjo lloj fame. Pavarësisht përmasave trupore është njeri mjaft i ndrojtur. Nuk i pëlqejnë vendet me shumë njerëz. "Nuk më pëlqen të tërheq vëmendjen e të tjerëve për shkak të përmasave të trupit", thotë.
Por, megjithatë, të qenit i famshëm ka edhe anë pozitive. Njerëz nga e gjitha bota i kanë dërguar veshje super të mëdha. Falë donacioneve të shumta në para më në fund ka arritur lidhë shtëpinë e së ëmës në rrjetin e ujit të pijshëm, si edhe të riparojë rrjetin elektrik në fshatin ku banon. Për dhuratë ka marrë edhe një biçikletë (e përshtatshme për të) si edhe pajisje për t‘u ushtruar fizikisht. Përveç tyre edhe një telefon celular, një parabolë satelitore dhe një kompjuter të lidhur në internet, falë të cilit gjiganti ka bërë njohje të reja në gjithë globin.
Edhe makina që sapo mori dhuratë do t‘i lehtësojë shumë jetën dhe do t‘i krijojë mundësinë të udhëtojë. Në fshatin e tij nuk ka shkolla, as dyqane dhe as kisha. Megjithëse qyteza e zonës është veç tre kilometra larg, për të është e mundur të shkojë më këmbë deri aty. "Do kem mundësi të udhëtoj më shumë", thotë duke buzëqeshur, megjithëse ka qenë në Gjermani para pak vitesh, falë ftesës së një kushëriri të largët. Pjesa më e madhe e gjërave që pa në Gjermani falë atij udhëtimi ishin për herë të parë, por tani eksperienca të këtij lloji mund të jenë shumë më të shpeshta.
Tani Stadnik po kërkon dikë t‘i drejtojë makinën, ndërkohë që bashkëfshatarët kanë grumbulluar një sasi parash për t‘i paguar karburantin. "Kam ëndërruar gjithnjë që jeta ime dhe atyre që më rrinë pranë të jetë më e përballueshme", rrëfen Stadnik.
Dhe tani njeriu më i gjatë mund të ëndërrojë edhe për diçka tjetër: një partnere. Tamam siç ndodhi edhe me ish-paraardhësin e tij në librin e rekordeve "Guinness", i cili u martua vitin që shkoi. "Besoj se e ardhmja më ka rezervuar gjëra të mira", thotë Sadnik plot optimizëm.