Qeveria bën thirrje për qetësi

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar përmes një deklarate, për incidentet e fundit në veri dhe për situatën e krijuar atje.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke përcjellë me vëmendje situatën në veri, si dhe njëkohësisht dënon incidentin e fundit në pjesën veriore të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Ajo ka ftuar qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien nën ndikimin e zhvillimeve që tentojnë të provokojnë destabilizim e situatës në Mitrovicë. Ajo u bënë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe ligjit, përkatësisht me Eulex dhe Policinë e Kosovës në mënyrë që të ruhet situata e sigurisë në Mitrovicë, dhe të kontribuohet në kapjen e shkaktarëve të këtyre incidenteve.
Pos tjerash, Qeveria e Republikës së Kosovës, kërkon angazhim dhe përkushtim të lartë të organeve të rendit dhe ligjit që të ruajnë rendin dhe qetësinë, dhe që sa më shpejt të vihen para drejtësisë autorët e këtyre incidenteve./Indeksonline/