Makrodiplomacia amerikane dhe Arvizu
Pas ngjarjeve të 21 janarit në Shqipëri dhe pas angazhimit të fortë amerikan për të mos lejuar destabilizimin politiko-shoqëror-institucional, e inspiruar nga klasa politike e majtë, ka filluar një fushatë antiamerikane, kinse anti-Arvizu, e cila kërkon të tregojë ose se politika zyrtare e DA është e shfazuar nga politikat personale të ambasadorit Arvizu në Tiranë, ose se SHBA-të po na trajtojnë si republikë bananesh, si kavie ballkanike, si koloni e pa dashamirësi. Për të parë nëse kjo sipërmarrje e pamundur e një pjese të lidershipit rozë kundër SHBA-ve (duhet ta kuptojmë se kjo mungesë detante nuk është personale me punonjësit e Rrugës së Elbasanit dhe kreun e saj, por kërcënim për SHBA se nëse nuk i ndihmon të vijnë në pushtet të majtët, mund të fitojnë armiqësinë e elektoratit me origjinë kryesisht nga ish-PPSH dhe të krijojnë armiqësi me gjysmën e popullsisë mike të SHBA në Ballkan), është parimore dhe e dobishme apo arriviste e larg interesave të shqiptarëve, le të bëjmë një analizë në retrospektivë, duke e ndarë këtë shkrim në dy pjesë, të qepura me perin historik në rrafshin e makrodiplomacisë amerikane pas daljes së saj si shtet në gjysmën e dytë të shekullit 19 dhe një historie me momentet kyçe të kontributit të SHBA-ve në raport me shqiptarët.
Dalja e SHBA-ve si fuqi botërore dhe makrodiplomacia e saj.
Po të shikohet me kujdes historia e SHBA-ve, e lidhur me fatin e zbulimit të Tokës së Re (në fakt kjo tokë nuk ishte e panjohur nga elita e kohës pasi njerëz si Roxher Backon kishin hartat e planetit tonë si dhe hartat qiellore qysh në shekullin XIV, harta të cilat i zotëruan më pas Rosikrucianët e Jon Dee apo agjentit 007 të Elisabetës së Parë në Pragë), ajo ka disa momente kyçe në jetën e saj nga dalja jashtë statusit të kolonisë e fitimit të pavarësisë prej perandorisë ku s’perëndonte dielli kurrë, Britanisë, më 1776-n (në fakt kjo pavarësi u nënshkrua edhe nga anglezët në Paris më 1783-shin dhe qëllimi u ndihmua nga frimasonët e të dy riteve angleze dhe Iluminati i Ingolshtadit bavarezo-francez). Ishte kjo arsyeja se përse 5-6 vite më vonë, Lousit XVI do t’i shërbehej familjarisht një pjatë e ftohtë supe nga Iluminati në bashkëpunim edhe me dinastinë hanoveriane të Londrës, kur ai dhe bashkëshortja e vet habsburgase do të përfundonin në gijotinë nga “ushtarët jakobinë” të ideve të M. Mendelsonit dhe A. Weishauptit. Kulmi i kësaj tragjedie që pagoi familja Burbone si shpërblim për kontributin e njerëzve si La Fajet (dhe më pas hakmarrja ndaj Gjermanisë në dy luftërat e mëdha si pasojë e kontributit të njerëzve si baroni Von Stroebe në pavarësinë amerikane), ishte akuza që iu bë Maria Antuanetës nga biri i saj, që s’dihet ku u zhduk më pas, për incest. Në fillim SHBA-të kishin vetëm 13 shtete në anën e Atlantikut dhe pavarësia u shpall me anë të një Deklarate të nënshkruar nga rreth 50 nënshkrues (që ashtu si Karta e të Drejtave të Revolucionit Francez, Kodi i Napoleonit apo dhe Manifesti Komunist i K. Marksit, ishin të përgatitura nga Iluminati bavarez). Kjo deklaratë, në fakt, thuhet se u formulua nga juristi i ri, T. Xhefersoni, të cilit i hapi rrugë juristi më i vjetër nga New Englandi, J. Adams. Atë ditë, mbreti anglez, që i merrte lajmet me vonesë nga distanca e madhe, ka shkruar në ditarin e vet: “Asgjë e rëndësishme”. Më 1778-n u hartua Bill of Rights, që e kthente vendin, me anë të dhjetë amendamenteve, në një shtet unitar e me qeverisje federale. Në këto kohë ka pasur debate të ndryshme, ku vlen të përmendet debati mbi Bankën Qendrore dhe të drejtën e emisionit të parasë midis njeriut të bankierëve të Nju Jorkut në Kongres, A. Hamiltonit, nga njëra anë dhe, J. Adams e T. Xhefersonit nga ana tjetër. Të dyja palët e dinin se kush zotëronte emisionin e greenback-ut (dollarit të parë në SHBA), do të zotëronte fatin e politikës dhe të fuqisë së bashkuar të njerëzve në këtë vend me burime të paana që po lindte. Kjo luftë midis bankierëve dhe përfaqësuesve libertarianë të popullit në Kongres e Senat, përfundoi pas disa zigzagesh mbi njëshekullore me fitoren e të parëve më vitn 1913, pas “komplotit të Jacky Icland”. Kjo luftë pati edhe disa viktima në radhët e presidentëve, deri me vrasjen e A. Linkolnit nga ana e J. W. Booth, një “konfederalist” nga Marylandi, por që ishte mik i bankierëve kazarë të Londrës dhe Frankfurtit dhe që i mbylli ditët e tij të fundit i lirë në një pronë të falur në Angli, i marrë në mbrojtje prej tyre. Pas fundit enigmatik të presidentit të shtatë A. Jackson dhe helmimit të supozuar të presidentit Z. Taylor, vrasja e Linkolnit ishte më tepër një luftë midis bankierëve europianë dhe politikanëve vendas për pronësinë mbi monedhën (madje kjo luftë e bankierëve u shtri edhe me presidentin Kenedi më 1963-shin, pasi ky emetoi me fuqinë e Kongresit një seri kartëmonedhash dollari, pa pyetur për Fed-in e krijuar në vitin 1913, me një votim të çuditshëm në ditën e festës së Krishtlindjeve, kryesisht nga demokratët). Zgjerimi i SHBA-ve deri në kufijtë e sotëm me Alaskën dhe ishujt Havai ka përfunduar më 1959-n. Disa nga momentet kryesore historike përgjatë së cilës SHBA-të dolën nga politika izolacioniste e libertariane drejt asaj agresive, në kuptimin e marrjes së peshës ndaj fatit të planetit, kanë qenë disa, të cilat mund t’i renditim më poshtë: lufta me Britaninë më 1912-n (e cila mund të quhet lufta e dytë e pavarësisë pasi britanikët morën disa qytete kryesore përgjatë Atlantikut); lufta civile ose lufta 4-vjeçare e secesionit midis konfederalistëve dhe unionistëve, në kohën e presidentit A. Linkoln (1861-1865); krijimi më 1832-shin i shoqërisë okulte të të ashtuquajturve Bonesman në Universitetin e Jeilit (Skull end Bones në Yale University mbi parimet hegeliane ku shteti është “marshimi i Zotit në tokë”, e drejtuar në modelin arsimor prej treshes Gilman, White dhe Dwight). Në këtë urdhër sekret, që sot është kurora e diamantit të drejtuesve realë të SHBA-ve, janë familje të vjetra, kryesisht protestante e anglikane, si Gates, Harriman, Lovet, Taft, Bush, Vanderbilt, Whitney etj. Këto janë familje të New Englandit dhe shprehja e tyre është se “një Rockefeller nuk e pi dot kafen me një Cabot, pasi ky e pi kafen vetëm me Zotin”. Megjithatë, një Rockefeller ka arritur të hyjë në këtë urdhër. Ky urdhër ka si simbolikë poshtë një kafke një shifër, viti 322 (para Krishtit), i cili mendohet se bën fjalë për vitin e vdekjes së oratorit dhe ligjvënësit athiniot, Demosthenes, i cili kërkonte me mjete të tërthorta që e gjithë bota të qeverisej nga një organizëm i vetëm politik. Lufta për zotërimin e monedhës së dollarit më 1910-1913 ka qenë shumë e rëndësishme për SHBA; një ngjarje tjetër e madhe në historinë e pashkruar të SHBA-ve ishte krijimi i thinktank-ut CFR (Counsil on Foreign Relation-Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë), i cili qysh në vitin 1917 e deri më sot, si një degë e së famshmes tjetër londineze Rounde Table (Tryeza e Rrumbullakët), ka ndikuar dhe vendosur fatet e të gjithë kontinentit. Nga CFR-ja ishte koloneli E. House që ndikoi dhe udhëhoqi të gjithë politikën e jashtme të SHBA-ve dhe presidentit Uillson me 14 pikat dhe në krijimin e Lidhjes së Kombeve pas Luftës së Parë Botërore (nga e cila përfituam edhe ne shqiptarët për të rrëzuar marrëveshjen “Titoni-Venizellos” dhe për të mbajtur shtetin e Londrës së 1913-ës). Por shumë shpejt, pas bashkimit të SHBA-ve të përçarë në Luftën Secesioniste (të cilën e financuan për përfitim nga të dyja anët, i njëjti grusht bankierësh jahudinjsh europianë me njerëz të tyre si A. Belmondo), në SHBA e sidomos në Nju Jork, pllakosën jahudinjtë nga të gjitha anët e botës, të cilët mbanin pasaportat e vendeve nga vinin. Ishte kontributi dhe organizimi i tyre i përsosur që i çoi SHBA në nivelin e sotëm. Pa pjesëmarrjen e tyre të orkestruar nga një grusht bankierësh të Europës, ka shumë mundësi që SHBA të ishin si Meksika, Argjentina, Brazili ose më së shumti, si Kanadaja. Duhet theksuar se skema e CFR-së dhe e kolonel House u refuzua nga Kongresi dhe SHBA hynë në izocialonizmin e dytë të gjatë midis dy luftërave botërore. Megjithatë, duke shtënë në dorë një makineri fitimesh të mëdha si Fed-i, bankierët e Nju Jorkut (Morganët, Rockefeler-ët, Cuhn & Loeb me të famshmin sundimtar të pashpallur të N.Y, J.Schiff) dhe padronët e tyre të Londrës dhe Frankfurtit, arritën të orkestronin ngjarje të tilla të rëndësishme botërore si Lufta Ruso-Japoneze e 1904-s, ardhja në pushtet e komunistëve në Rusi më 1917-n, krijimi i Lidhjes së Kombeve (për të cilën jahudinjtë krenohen se ishte një propozim i tyre), ngjarjet e Luftës II Botërore, Lufta e Ftohtë, Rënia e Perandorisë së Kuqe më 1990-n dhe luftërat e sotme kundër të ashtuquajturit terrorizëm ose kundër vendeve ku ka naftë. Sot ka një rritje të peshës së grupit jahudi në të gjitha politikat e SHBA, politika të cilat janë në unison me Izraelin dhe Anglinë. Madje kjo bën që të thuhet se SHBA dhe Anglia janë shumë të izraelitizuara në politikën e tyre të jashtme. Brenda SHBA duket se ka pasur një grup demokratësh, i cili është përpjekur më kot të devijojë nga ky orientim pro izraelit i politikës së jashtme. Ky grup fillon që me Xh. Kenedin, me Xh. Karterin, B. Klintonin dhe tash me katërshen e “Vatikanit”, Bajden, Brzezinski, H. Klinton e kreun e tyre, B. Obamën. Madje mund të jetë ndikimi i kësaj katërsheje dhe Vatikanit në ngjarjet e sotme në vendet e Lindjes së Mesme, për të gremisur klikat që kishin rënë squk përpara Izraelit, i cili nga ana e vet po bënte presion si mbi neokonsët, ashtu dhe mbi demokratët, Pentagonin dhe West Point-in që SHBA të ndërmerrnin një sulm kundër Iranit, meqenëse dora-dorës të ndërtohet perandoria e Izraelit në Lindjen e Mesme nga Deti i Kuq e deri në Detin Arabik e Gjirin Persik. Pas daljes nga izolacionizmi i Luftës II Botërore dhe shpallja e ambicieve si superfuqia perëndimore kapitaliste, SHBA janë parë në momente të ndryshme nga popuj të ndryshëm si kolonizatorë, Yankees, apo edhe si shpëtimtarë dhe sjellës të lirisë dhe mbrojtës të vlerave më të fuqishme njerëzore. Megjithatë, ajo që vlen të theksohet është fakti se të gjitha ngjarjet më të rëndësishme janë orkestruar nga një elitë e vogël, kryesisht anglo-amerikane, megjithëse këtu ka pasur edhe shumë vektorë të tjerë më të vegjël, të cilët nuk kanë mundur dot ta ndryshojnë drejtimin dhe forcën rezultante të përfundimit të ngjarjeve kryesore. Parimi i elitës për sundim ka qenë shndërrimi i motos hegeliane tezë – antitezë – sintezë në moton problem – reagim – zgjidhje, ose krijo një problem dhe dy palë e pastaj jep zgjidhjen vetë. Pa dy të kundërta nuk ka arritje të sundimit politik. Gjithashtu, parimet e Demostenit, të mbështetura nga Platoni dhe më pas nga Kanti për një qeverisje botërore, të sinkronizuara me parimet hegeliane të shtetit të fortë e individit të dobët në funksion të qëllimeve të këtij shteti kanë qenë synimet e këtij grupi të elitës, qoftë brenda vendeve të tyre, qoftë në marrëdhëniet e jashtme e administrimin e konflikteve të përbotshme si ato në çmontimin e ish-Jugosllavisë, administrimi i ngjarjeve pas 11 shtatorit, marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë etj. Në ngjarjet në raport me shqiptarët në përgjithësi dhe me shtetin tonë e Kosovën, SHBA nuk kanë dalë në një pozicion arrogant edhe për shkak se vendi ynë ndodhet midis popujve ortodoksë jo shumë miqësorë ndaj disa grupeve të fuqishme e me ndikim mbi politikën e jashtme të SHBA si jahudinjtë, protestantët e katolikët demokratë si dhe pranë vetë qendrës botërore të katolicizmit (Vatikanit) dhe vendeve të tilla kryesisht protestante europiane, të cilat e kanë pësuar nga rezultatet e luftës kundër jahudinjve para dhe gjatë Luftës së Dytë. Megjithatë, në Shqipëri ndihet prej 20 vjetësh një ndikim extra-ordinary nga diplomatët e SHBA në vendimet e brendshme dhe të jashtme politike të shtetit shqiptar dhe tashmë prej 10 vjetësh edhe në shtetin e Kosovës. Natyrisht që ndërhyrja për çlirimin e Kosovës në mënyrë vendimtare nga ana e SHBA nëpërmjet NATO-s ishte në fakt një ndërhyrje e elitës, e cila komandon SHBA dhe NATO-n, e kjo ishte në interesin e shqiptarëve, të cilët mbanin mbi supe një padrejtësi njëshekullore qysh nga Londra e 1913-s. Megjithatë, Elita nuk ka vijë politike dhe nuk ka të zgjedhur. Ajo vepron vetëm në kuadër të shtrirjes së fuqisë së saj në të gjithë botën, sipas parimeve të Demostenit dhe syrit të Horusit. Pyetja që shtrohet ndaj ne të gjithëve dhe sidomos politikanëve e gazetarëve shqiptarë është: a duhet dhe a mund t’i kundërvihemi ne elitës dhe fuqive të saj diplomatike më të spikatura, si përfaqësuesve zyrtarë të SHBA në Tiranë? A duhet ne të shkojmë verbazi e të kundërshtojmë faktin se marrëdhënia me këtë shtet (nënkupto elitën që drejton aspiratat për Rendin e Ri Botëror) është win-win? A duhet ne shqiptarët që kinse nga parime morale e etike të kundërshtojmë sugjerimet e ambasadorëve të vendeve mike që në momente decizive historike kanë qenë në krahun tonë? Pas këtij skicimi që parashtruam pa doreza e shkurt mbi ngjarjet kryesore të ajsbergut SHBA, do të analizojmë shkurt në një shkrim tjetër, historikun dhe oscilacionet e marrëdhënieve të partive politike dhe zyrtarëve të shtetit shqiptar (jo popullit shqiptar, i cili sheh në mënyrë konstante me përfitim marrëdhëniet e mira me SHBA) me përfaqësuesit e lartë të SHBA në Tiranë në këto 20 vjetët e fundit.
