Trashëgimtarët e Nasserit - Kush do të përfitojë nga revolucioni i dytë arab?
Ngjarjet e kohëve të fundit në botën arabe mund t’i ndihmojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu kthyer krizave, në një kohë që Nasser, Irani dhe Siria do të përpiqen të manipulojnë ankimet e ndryshme lokale në një fushatë të unifikuar anti-perëndimore
Pas një mungese të gjatë, një lojtar strategjik është kthyer nga skena e Lindjes së Mesme: pikërisht në mes të njerëzve.
Në Tunizi, Algjeri, Jordani, Jemen, Arabi Saudite, Egjipt, Siri, Bahrein, Iran dhe Libi protestuesit po kërkojnë reforma gjithëpërfshirëse ose pse jo, edhe revolucion.
Vetëm një herë në historinë moderne ka pasur një valë popullore me këtë magnitudë, që përfshiu të gjithë rajonin.
Gjysëm shekulli më parë, një seri levizjesh nacionaliste arabe u drejtua nga sheshi prapa sunduesve arabë. Katalizator për këtë lëvizje revolucionare ishte pikërisht kriza e Suezit. Gjatë vitit 1955, Gamal Abdel Nasser, lideri karizmatik egjiptian, përkrahësi pan-arab, sfidoi ushtarakisht Izraelin dhe nisi një fushatë mbarërajonale kundër ndikimit të imperializmit anglez dhe francez.
Nga fundi i vitit, ai afroi Egjiptin me Bashkimin Sovjetik, i cili i siguroi armatosje.
Pasi Nasseri shtetëzoi Kanalin e Suezit në korrik të vitit 1956, autoritetet europiane, në marrëveshje me Izraelin, pushtuan Egjiptin për ta përmbysur atë.
Ata dështuan dhe Nasseri triumfoi.
Ashtu si përzënia e Ben Ali nga Tunizia në janar të këtij viti, kriza e Suezit prodhoi një shkëndijë revolucionare.
Fitorja e Nasserit tregoi që imperializmi ishte një forcë e shkatërruar tashmë dhe se regjimet arabe të krijuara nga imperialistët jetonin në një kohë të huazuar.
Propaganda e Egjiptit, duke përfshirë edhe Zërin e Kajros të stacionit arab, i përshkruante kundërshtarët e Nasserit si marioneta të Perëndimit, ditët e të cilit ishin të numëruara.
Nasseri ishte lideri i parë revolucionar në rajon, që u bëri thirrje popullit që protestonte në rrugë, pikërisht nën hundën e mbretërve dhe presidentëve.
Para se kundërshtarët e Nasserit të ndjenin se gjërat po ndryshonin, ata e gjetën veten të ulur në majë të vullkaneve.
Përktheu Rudina Dahri