Maksutaj më 19 maj rikthehet në ringun e K-1

- Azem Maksutaj ringjitet në ringun prestigjioz të K-1, garës më të ndjekur të arteve marciale në botë. Kikboksieri shqiptar do të do të luftojë më 19 maj në Stokhom të Suedisë në turneun tradicional "K-1 Rumble of the Kings". Në përballjen e parë Maksutaj do të përballet me australianin Nathan Corbett. Përvec tij pjesëmarrës të turneut do të jenë edhe rusi Ramazan Ramazanov, suedezi Rickard Nordstrand, francezi Freddy Kemayo, suedezi Jorgen Kruth dhe tajlandezi Buakaw Por Pramuk, që të gjithë emra të njohur të ringut të K-1.
Kundërshtari i Maksutajt, 28-vjecari Corbett është aktualisht kampion bote në disiplinën e "Muay thai", ndërsa ka 35 fitore prej të cilave 26 me "knockout" dhe vetëm dy humbje ringun e kikboksit.
Ish-kampioni i 14-fishtë i botës në kikboks, Azem Maksutaj, ka një bilanc prej 73 fitoresh (56 me "knockout"), 21 humbjesh dhe dy barazimeve në karrierën e tij.
Fituesi i turneut të Stokholmit do të fitojë të drejtën e pjesëmarrjes në turneun e K-1 në Las Vegas më 11 gusht dhe ku garuesit luftojnë për t'u kualifikuar në turneun e madh të K-1 që zhvillohet në Osaka të Japonisë.
Maksutaj ka zhvilluar përgatitje të mira duke pasur disa sparing-partnerë. Ndërsa, së fundmi stafit të tij përvec trajnerit Rohy Batliwala i është shtuar edhe një thetër trajner nga Tajlanda.
Liridon Iberdemaj