Mal i Zi-Kosovë, raportet diplomatike brenda javës
Vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Malit të Zi dhe Kosovës mund të merret brenda javës.
Kështu bëjnë të ditur mediat malazeze, të cilat i referohen burimeve të afërta me presidentin Filip Vujanoviç. Sipas burimeve, për këtë qëllim ditën e djeshme është mbajtur një takim mes kreut të shtetit, kryeministrit Gjukanoviç, kryeparlamentarit Ranko Krivokapiç dhe ministrit të Jashtëm Milan Rocen.
Burimet shtojnë më tej se çështja në fjalë do të jetë një prej temave kryesore gjatë takimeve që Gjukanoviç do të zhvillojë më 21 janar në Uashington me sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe zëvendëspresidentin Biden.